Irani një qendër e madhe e industrisë ushtarake
Ministri i mbrojtjes së Iranit deklaroi se Ministria e Mbrojtjes së Iranit në fushën hapësinore, ajrore, detare, elektronike, luftës tokësore dhe diplomacisë mbrojtëse të Iranit, ka shënuara suksese shumë të mëdha dhe të rëndësishme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Dehkan, ministri i mbrojtjes së Iranit, të mërkurën në takimin e përbashkët me komisionin për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, ka thënë se ministria e mbrojtjes së Iranit aktualisht është shndërruar në një prej poleve të mëdha dhe me ndikim në fushën industriale dhe teknologjike. Gjeneral Dehkan shtoi: "Ministria e Mbrojtjes së Iranit përveç plotësimit të nevojave të sektorit mbrojtëse, ka dhënë dhe po jep kontribut të rëndësishëm edhe në sektorët e tjerë industrial të Iranit.