Amir Abdulahjan: Sulmi amerikan në dëm të sigurisë së rajonit
Asistenti special i kryetarit të Parlamentit të Islanit për çështje ndërkombëtare, deklaroi se sulmi raketor i Amerikës në Siri është në dëm të sigurisë së rajonit të Lindjes së Mesme.
Ai deklaroi : "Sulmi ushtarak i Amerikës në Siri ka anashkaluar përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike të Sirisë dhe tregoi se prioriteti i Amerikës nuk është lufta kundër ISIS. Husejn Amir Abdulahjan të premten në vazhdim tha: "Ky veprim i ngutshëm ushtarak është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe forcon ekstremizmin dhe terrorizmin në rajonin e Lindjes së Mesme. Akuzat kundër Sirisë për përdorimin e armëve kimike në kohën kur Siria më par është çarmatuar nga armët kimike, ka nevojë për hetim të saktë të Organizatës për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike dhe të OKB. Padyshim se sulmi ushtarak i Amerikës kundër Sirisë është në dëm të sigurisë së rajonit.