Ruhani: Amerikanët nuk janë polic dhe gjykatës i botës!
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke dënuar sulmin raketor të Amerikës në bazat ajrore të Sirisë, deklaroi se amerikanët mendojnë se janë polic dhe gjykatës i botës.
Amerika të premten në mëngjes me pretekst të sulmit kimik të dyshuar të kryer të martën në provincën Idlib të Sirisë, ka lëshuar 59 raketa nga luftanija e saj në detin Mesdhe në drejtim të bazës ajrore Al-Shayrat në provincën Homs të Sirisë ku si pasojë janë vrarë 9 civilë sirianë në mesin e tyre katër fëmijë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në konferencën "Eknomia Rezistente dhe zhvillimi rural" të zhvilluar në Teheran, ka kërkuar formimin e një grupi ndërkombëtar hetues me pjesëmarrjen e vendeve të paanshme për të hetuar çështjen e përdorimit të armëve kimike në Siri. Ruhani duke thënë se qeveria e Sirisë sipas raporteve të OKB, nuk ka armë kimike dhe shtoi: "Ky grup ndërkombëtare hetues duhet të formohet pa praninë amerikane dhe gjithashtu nuk duhet të drejtohet nga Amerika në mënyrë që të hetojë me të vërtetë çështjen e armëve kimike në Siri, nga kanë ardhur ato dhe kush i ka sjell ato në Siri". Presidenti iranian duke shtruar këtë pyetje se me çfarë preteksti është bërë agresioni ushtarak i Amerikës kundër një vendi të pavarur, theksoi: "Të gjithë terroristët në Siri kanë mbështetur dhe janë gëzuar nga sulmi agresiv dhe i dhunshëm i Amerikës në Siri i kryer përkundër të gjitha parimeve ndërkombëtare". Z. Ruhani duke vë në dukje deklaratat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në lidhje me luftën kundër terrorizmit, deklaroi: "Nëse amerikanët janë të sinqertë në deklaratat e tyre, atëherë për çfarë arsye në veprimin e tyre të parë kanë ndihmuar terroristët kundër ushtrisë së Sirisë".