20 farvardin (9 prill) Dita Kombëtare e Energjisë Atomike, simbol i vetëbesimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48620-20_farvardin_(9_prill)_dita_kombëtare_e_energjisë_atomike_simbol_i_vetëbesimit
Data 20 farvardin në shenjë vlerësimi të punës dhe përpjekjeve të çmuara të shkencëtarëve atomikë të Iranit dhe plotësimit të ciklit atomik, është emëruar Dita Kombëtare Atomike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 09, 2017 08:49 Europe/Tirane
  • 20 farvardin (9 prill) Dita Kombëtare e Energjisë Atomike, simbol i vetëbesimit

Data 20 farvardin në shenjë vlerësimi të punës dhe përpjekjeve të çmuara të shkencëtarëve atomikë të Iranit dhe plotësimit të ciklit atomik, është emëruar Dita Kombëtare Atomike.

Shkenca atomike renditët në grupin e shkencave dhe teknologjive të veçanta dhe posedimi i kësaj shkence dhe teknologjie, gjithmonë ka qenë aspiratë e shumë vendeve të botës. Kjo dëshirë gjithashtu është e përzier me një frikë botërore. Mirëpo për çfarë arsye është krijuara kjo frik dhe çfarë faktorë kanë ndikuar në krijimin e kësaj pikëpamje të shoqëruar me frikë ndaj energjisë atomike? Zbërthimi i rrënjëve të këtij shqetësimi, megjithatë nuk është punë e vështirë! Bërthama e këtij shqetësimi është formuar në kohën kur Amerika si poseduese e vetme e armëve bërthamore, bombardojë dy qytete Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë për të Japonisë për të fituar Luftën e Dytë Botërore. Pas kësaj ngjarje, fuqitë botërore kanë ruajtur posedimin e armëve bërthamore si ombrellë të sigurisë dhe gradualisht u krijua një konkurrencë e madhe për rritjen e sasisë së armëve bërthamore duke i përdorë ato si mjet për të marrë më shumë privilegje në politikën ndërkombëtare. Prandaj, vështrimi i kësaj teknologjie gjithmonë është shoqëruar me frikë she shqetësim. Frika ishte për këtë arsye se kjo shkencë bëhet shkak për prodhimin e armëve bërthamore! Si rezultat, fuqitë e mëdha kanë rënë dakord në lidhje me traktatit NPT për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore, ndërkohë që vetë këto vende posedonin armë bërthamore. Pesë vendet anëtare të përhershme të KS të OKB u zotuan se hap pas hapi do të shkojnë drejt reduktimit dhe shkatërrimit të plotë të armëve bërthamore, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Tani në shekullin 21, ekziston një konkurrencë destruktive dhe një rrezik shumë i madh për përhapjen e armëve bërthamore. Programi për përhapjen e armëve bërthamore i Amerikës, Anglisë, Francës dhe i vendeve të tjera poseduese të armëve bërthamore duke përfshirë edhe Izraelin, është bërë i hapur. Kjo do të thotë mospërfillje të një traktati ndërkombëtar që rezulton me përhapjen e frikës nga bomba bërthamore. Ky proces është bërë shkak që vendet që respektojnë traktatin NPT, të përballen me sfida të mëdha gjatë përpjekjeve për ta shfrytëzuar energjinë atomike. Në kohën kur Irani për deklaroi se programi atomik i tij ka qëllim vetëm shfrytëzimin paqësor të kësaj energjie, menjëherë filluan sabotimet dhe akuzat e pabaza kundër Iranit dhe ky vend u vendos nën sanksione. Padyshim se tejkalimi i këtyre pengesave nuk ishte punë e lehtë, mirëpo progresi atomik i Iranit në kuadër të qëllimeve paqësore nuk është ndërprerë pavarësisht kërcënimeve, vrasjeve të shkencëtarëve dhe sanksioneve. Armiqtë e popullit të Iranit kanë u munduan ta paraqesin programin atomik të Iranit si kërcënim për botën. Qëllimi i tyre ishte shkatërrimi i të gjitha objekteve bërthamore të Iranit. Por qëndresa e popullit të Iranit ka neutralizuar këto përpjekje dhe më në fund kjo qëndresë rezultoi me njohjen zyrtare të të drejtave të plota atomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. KS i OKB pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe vendeve të Grupit 5+1, miratoi një rezolutë dhe njohu zyrtarisht programin atomik të Iranit duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit. Aktualisht Republika Islamike e Iranit renditët në grupin e vendeve që posedojnë shkencën dhe teknologjinë atomike dhe Irani ka hyrë në projektet e mëdha atomike si "shkrirja atomike" dhe në bashkëpunimet e tjera atomike në nivelin ndërkombëtar. Në vazhdim të kësaj rruge krenare, dekreti fetar i Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, për ndalimin e prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore dhe të armëve të tjera të shkatërrimit në masë, ishte një dekret i ka asgjësuar shumë plane komplotistë të armiqve dhe ka hapur një horizont të ri në nivelin ndërkombëtar.