Zarif bisedon me funksionarë të huaj për sulmin kimik në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48744-zarif_bisedon_me_funksionarë_të_huaj_për_sulmin_kimik_në_idlib
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në bisedë telefonike me disa funksionarë të huaj, ka theksuar në formimin e një komiteti hetues ndërkombëtar në lidhje me sulmin kimik të kryer në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib të Sirisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2017 02:38 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me funksionarë të huaj për sulmin kimik në Idlib

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në bisedë telefonike me disa funksionarë të huaj, ka theksuar në formimin e një komiteti hetues ndërkombëtar në lidhje me sulmin kimik të kryer në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib të Sirisë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Zarif të hënën në mbrëmje në biseda telefonike të ndara, ka biseduar me Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane, me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, me Valid Moalem, ministrin e jashtëm të Sirisë dhe gjithashtu me Jusuf bin Alavi dhe Ramadan Al-Imare, ministrat e jashtëm të Omanit dhe të Algjerisë. Temë kryesore e këtyre kontakteve të Muhamed Xhavad Zrarif ishin çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe zhvillimet më të fundit në krizën e Sirisë, sidomos sulmi i fundit kimik i kryer në provincën Idlib të Sirisë. Në sulmin kimik të së martës së kaluar që u krye në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib të Sirisë janë vrarë rreth 100 persona. Opozitarët sirianë menjëherë pas këtij sulmi, akuzuan forcat qeveritare të Sirisë për përdorimin e armëve kimike në sulmet në këtë rajon. Disa vende perëndimore gjithashtu dolën në përkrahje të opozitarëve siriane dhe pa paraqitur kurrfarë dëshmie, kanë përsëritur këtë pretendim. Kjo është në kohën kur Damasku ka hedhur poshtë çfarëdo lloj përdorimi të armëve kimike ose lëndëve helmuese në rajonin Khan Shejkhun dhe ka theksuar se ushtria e Sirisë gjatë kësaj lufte në asnjë rast nuk ka përdorur armë kimike.