Perspolis shpallet kampion i ligës superiore të futbollit në Iran
Prill 16, 2017 04:33 Europe/Tirane
Ekipi futbollistik Perspolis nga Teherani, tre javë para përfundimit të kampionatit të futbollit në Iran, është shpallur kampion.
Perspolis në javën e 27 të ligës superiore të futbollit në Iran ka fituar me rezultat 2 me 0 përballë ekipit Mashinsazi dhe aktualisht me 62 pikë në renditje, shpallet kampion. Ky është kampionati i dhjetë që ekipi i futbollit Perspolis fiton në historinë e futbollit superior të Iranit dhe bëhet ekipi i parë që për herë të parë feston titullin e dhjetë dhe vendos një yll në fanellën e tij. Vlen të theksohet se ky ekip drejtohet nga trajneri kroat Branko Ivanovic.
Tags