Ruhani: Parsi Jugor, platforma shtytëse e Iranit drejt progresit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49114-ruhani_parsi_jugor_platforma_shtytëse_e_iranit_drejt_progresit
Irani ka inauguruar zyrtarisht sot disa megaprojekte në fushën gazmbajtëse Parsi Jugor, projekte që i japin epërsi Iranit në prodhimin e gazit natyror dhe derivateve të tij.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 16, 2017 20:32 Europe/Tirane
  • Ruhani: Parsi Jugor, platforma shtytëse e Iranit drejt progresit

Irani ka inauguruar zyrtarisht sot disa megaprojekte në fushën gazmbajtëse Parsi Jugor, projekte që i japin epërsi Iranit në prodhimin e gazit natyror dhe derivateve të tij.

Projektet në fjalë u përuruan nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z.Hasan Ruhani dhe përfshijnë fazat 17, 18 dhe 19, si dhe fazat e 21 dhe 22 të Parsit Jugor. Fazat e rrisin prodhimin e përgjithshëm të gazit të Iranit me 150 milionë metra kub në ditë. Presidenti i Iranit e përshkroi zhvillimin e Parsit Jugor si "realizim i një ëndrre" dhe shprehu besimin se Parsi Jugor, do të jetë platforma shtytëse e Iranit drejt progresit madhor ekonomik dhe një shembull i suksesit të ekonomisë rezistente. Presidenti i RII tha se përurimi i projekteve  ka shënuar një ditë historike për industrinë e naftësdhe gazit të Iranit. Zhvillimi i fazave të Parsit Jugor si dhe projektet petrokimike e të naftës që u përuruan nga presidenti Ruhani kanë marrë një investim prej 20 miliardë $.