Gjeorgjia destinacioni i dytë i turneut rajonal të Muhamed Xhavad Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49180-gjeorgjia_destinacioni_i_dytë_i_turneut_rajonal_të_muhamed_xhavad_zarif
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas negociatave voluminoze njëditore në Turkmenistan, të hënën në mbrëmje ka shkuar në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, për t'i vazhduar negociatat me funksionarët e këtij vendi për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 18, 2017 02:53 Europe/Tirane
  • Gjeorgjia destinacioni i dytë i turneut rajonal të Muhamed Xhavad Zarif

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas negociatave voluminoze njëditore në Turkmenistan, të hënën në mbrëmje ka shkuar në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, për t'i vazhduar negociatat me funksionarët e këtij vendi për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif gjatë këtij udhëtimi do të zhvillojë takime me funksionarët e lartë politikë të Gjeorgjisë. Një delegacion ekonomik dhe industrial nga sektori privat dhe publik të Iranit e shoqëron z. Muhamed Xhavad Zarif gjatë këtij turneu rajonal. Ministri i jashtëm iranian më pas në kuadër të këtij turneu rajonal do të shkojë edhe në Kirkizistan. Z. Zarif me ftesë të homologëve të tij dhe me rastin e 35 vjetorit të pavarësisë së këtyre vendeve ish-republika të Bashkimit Sovjetik, po zhvillon një turne në rajonin e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit. Z. Zarif dje gjatë vizitës në Turkmenistan u takua me Kurbankali Bordiev, presidentin e këtij vendi me të cilin ka biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.