Irani dhe Gjeorgjia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale
Ministrat e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe të Gjeorgjisë në Tbilisi kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit dhe Mikheil Janelidze, ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, të martën në mëngjes në një takim të zhvilluar në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, kanë shqyrtuar rrugët për zgjerimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimeve bilaterale në sfera të ndryshme. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Gjeorgjisë në këtë takim kanë biseduar edhe në lidhje me çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Muhamed Xhavad Zarif sot do të takohet edhe me presidentin, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e ekonomisë së Gjeorgjisë. Ministri i jashtëm iranian pas përfundimit të bisedimeve me funksionarët e lartë të Gjeorgjisë, do të niset drejt Kirkizistanit. Ministri i jashtëm iranian në krye të një delegacioni politik-ekonomik të dielën ka filluar një turne në tre vendet e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit. Zarif të hënën ka zhvilluar takime me funksionarët e lartë të Turkmenistanit.