Irani dhe Gjeorgjia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49206-irani_dhe_gjeorgjia_theksojnë_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_bilaterale
Ministrat e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe të Gjeorgjisë  në Tbilisi kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 18, 2017 06:25 Europe/Tirane
  • Irani dhe Gjeorgjia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale

Ministrat e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe të Gjeorgjisë  në Tbilisi kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit dhe Mikheil Janelidze, ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, të martën në mëngjes në një takim të zhvilluar në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë, kanë shqyrtuar rrugët për zgjerimin gjithëpërfshirës të bashkëpunimeve bilaterale në sfera të ndryshme. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Gjeorgjisë në këtë takim kanë biseduar edhe në lidhje me çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Muhamed Xhavad Zarif sot do të takohet edhe me presidentin, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e ekonomisë së Gjeorgjisë. Ministri i jashtëm iranian pas përfundimit të bisedimeve me funksionarët e lartë të Gjeorgjisë, do të niset drejt Kirkizistanit. Ministri i jashtëm iranian në krye të një delegacioni politik-ekonomik të dielën ka filluar një turne në tre vendet e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit. Zarif të hënën ka zhvilluar takime me funksionarët e lartë të Turkmenistanit.