Në Teheran fillon takimi i ekspertëve të paqes në Siri
(last modified Tue, 18 Apr 2017 13:38:57 GMT )
Prill 18, 2017 15:38 Europe/Tirane
  • Në Teheran fillon takimi i ekspertëve të paqes në Siri

Në Teheran ka filluar punimet takimi i ekspertëve të paqes në Siri në kuadër të takimit të Astanas në Kazakistan.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, takimi i ekspertëve të paqes në Siri po organizohet me prezencën e ekspertëve nga Irani, Rusia, Turqia dhe përfaqësues të OKB. Negociatat e paqes në Siri deri më tani janë zhvilluar në tre raunde në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me praninë e Iranit, Rusisë dhe Turqisë, ku kanë marrë pjesë edhe delegacione nga qeveria e Damaskut dhe të grupeve të armatosura dhe përfaqësuesi i OKB për krizën në Siri Stefan De Mistura. Është njoftuar se takimi i katërt i Astanas në lidhje me Sirinë do të mbahet më tre dhe katër maj të këtij viti në kryeqytetin e Kazakistanit.

 

Tags