Irani dhe Europa firmosin marrëveshjen e parë të bashkëpunimit bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49246-irani_dhe_europa_firmosin_marrëveshjen_e_parë_të_bashkëpunimit_bërthamor
Irani dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar projektin e parë  për bashkëpunim në fushën e sigurisë bërthamore në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Republikës Islamike të Iranit dhe grupit G5 + 1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Irani dhe Europa firmosin marrëveshjen e parë të bashkëpunimit bërthamor

Irani dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar projektin e parë  për bashkëpunim në fushën e sigurisë bërthamore në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar midis Republikës Islamike të Iranit dhe grupit G5 + 1.

Komisioni Evropian tha të martën se projekti me vlerë 2,5 milion Euro synon përmirësimin e aftësive të Autoritetit Rregullator Bërthamor të Iranit (INRA) duke përgatitur studimin e fizibilitetit për Qendrën e Sigurisë Bërthamore në bazë të marrëveshjes bërthamore, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit. Projekti gjithashtu do të mbështesë Autoritetin Rregullator Bërthamor të Iranit në zhvillimin e kuadrit rregullator bërthamor, duke punuar në drejtim të anëtarësimit të Iranit në disa konventa bërthamore ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Sigurinë Bërthamore, dhe rishikimin e rezultateve të testit të sigurisë, i cili do të zhvillohet në centralin atomik të Bushehrit në jug të Iranit. Një projekt i dytë për testin e sigurisë në centralin bërthamor të Bushehrit është planifikuar të nënshkruhet në javët e ardhshme. Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina plus Gjermania më 14 korrik 2015 nënshkruan historike bërthamore, e cila ka filluar të implementohet më 16 janar, 2016.