Në qytetin Van zhvillohet takimi për bashkëpunim ekonomik mes Iranit dhe Turqisë
Takimi i bashkëpunimeve të Iranit dhe Turqisë zhvillohet sot në qytetin Van të Turqisë me titull "Projekti i Iniciativës së Anatolit Lindor".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky takim i përbashkët dyditor organizohet në bashkëpunim mes Agjencisë për Zhvillim të Anatolit Lindor të Turqisë, Instituti për Studime Strategjike Aziatike dhe Qendrës për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe marrin pjesë drejtuesit dhe aktivistët ekonomikë të dy vendeve. Takimi i parë i përbashkët për bashkëpunim të Iranit dhe Turqisë ka filluar të zhvillohet në vitin 2014 në qytetin Van dhe takimi i dytë u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar në Teheran. Në këtë takim dyditor do të shqyrtohet thellimi i marrëdhënieve ekonomike reciproke me pjesëmarrjen e funksionarëve politikë, e aktivistëve të organizatave civile, biznesmenëve, tregtarëve dhe aktivistëve të mediave të të dy vendeve.