Irani në vendin e parë të garave ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë
Irani ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se njëkohësisht me ceremoninë e mbylljes së sesionit të 34-të të garave ndërkombëtare të Kur'anit, komisioni i jurisë kanë prezantuar një lexues dhe hafëz iranian fitues të vendit të parë në degët e hifzit dhe të leximit në këtë sesion të garave ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë. Ceremonia përmbyllëse e sesionit të 34-të të garave ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë u zhvilluar të mërkurën me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme shtetërore, ambasadorëve, aktivistë të fushave kur'anore dhe pjesëmarrësit në këto gara. Në këtë ceremoni Sa'id Parvizi dhe Musa Motamedi kanë fituar vendet e para në degën e leximit dhe të hifzit të Kur'anit të shenjtë. Zejneb Muhamednezhad gjithashtu ka zënë vendin e parë në degën e hifizit të Kur'anit të shenjtë në grupin e femrave.