Takhtravançi: Irani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve me Finlandën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49830-takhtravançi_irani_mirëpret_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_me_finlandën
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani mirëpret bashkëpunimet parlamentare dhe qytetare me Finlandën për lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimeve ekonomike dypalëshe.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 28, 2017 09:14 Europe/Tirane
  • Takhtravançi: Irani mirëpret zgjerimin e bashkëpunimeve me Finlandën

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani mirëpret bashkëpunimet parlamentare dhe qytetare me Finlandën për lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimeve ekonomike dypalëshe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Takhtravançi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit me ftesë të Peter Stanloud, zv/ministri i punëve të jashtme të Finlandës dhe në kuadër të kontakteve politike, po qëndron për një vizitë në Helsinki. Maxhid Takhtravançi në takim me zv/ministrin e punëve të jashtme të Finlandës në Helsinki ka theksuar nevojën e kontakteve të vazhdueshme mes të dy vendeve në lidhje me çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare. Ai gjithashtu vuri në dukje vizitën e vitit të kaluara të presidentit të Finlandës në Iran dhe u shpreh optimist: "Shkëmbimi i delegacioneve politike, parlamentare dhe ekonomike mes të dy vendeve në nivele të ndryshme, do të shtohet edhe më shumë". Nga ana e tij, Peter Stonloud, zv/ministri i punëve të jashtme të Finlandës, gjithashtu, në këtë takim ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve dhe deklaroi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje shumëpalëshe dhe duhet të respektohet nga të gjitha palët. Ai shtoi: "Finlanda mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Bashkimit Evropian".