Shtohet eksporti i naftës së Iranit në vendet aziatike
Prill 28, 2017 14:29 Europe/Tirane
Eksporti i naftës së Iranit gjatë muajit mars 2017, është shtuar me 27 % në katër vendet e Azisë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se importi i katër vendeve blerëse të naftës së papërpunuar të Iranit, do të thotë i Kinës, Indisë, Koresë Jugore dhe Japonisë gjatë muajit mars 2017, ka qenë 1.970.000 fuçi naftë në ditë. Sipas këtij burimi, gjithashtu importi i naftës nga Kina, India, Koreja Jugore dhe Japonia në tre muajt e parë të vitit 2017, është shtuar me 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Irani aktualisht 2.265.000 fuçi naftë të papërpunuar i shet në tregjet e Evropës dhe të Azisë.
Tags