Rahmani Fazli: Irani i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50112-rahmani_fazli_irani_i_gatshëm_për_organizimin_e_zgjedhjeve
Ministri i punëve të brendshme të RII ka njoftuar se ministria që ai drejton është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në mënyrë të shëndetshme dhe ligjore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Rahmani Fazli: Irani i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve

Ministri i punëve të brendshme të RII ka njoftuar se ministria që ai drejton është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në mënyrë të shëndetshme dhe ligjore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Abdulreza Rahmani Fazli, të martën duke iu referuar veprimeve të ndërmarra nga Ministria e brendshme e RII për organizimin e zgjedhjeve të datës 19 maj, ka thënë: Është bërë një vit punë intensive për organizimin  këtyre zgjedhjeve. Më datë 19 maj 2017 do të mbahet zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran si dhe zgjedhjet e pesta për këshillat e qyteteve dhe fshatrave në të gjithë Iranin.