May 06, 2017 13:30 Europe/Tirane
  • Geoparku i Ghashmit, bëhet botëror

Morteza Shejkhzade, drejtoi për marrëdhënie publike dhe çështje ndërkombëtare në Organizatën e Zonës së Lirë Ghashm në jug të Iranit, deklaroi se "Geopark Ghashm" në takimin e geoparqeve të UNESCO në Francë ka marrë "kartën e gjelbër" dhe u bë ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve njoftoi se Morteza Shejkhzade të premten në mbrëmje në një konferencë për gazetarë, tha: "Në ditën e fundit të takimit të 201 të Këshillit të Geoparqeve të Botës në Francë, u mor vendimi se geoparku i Ghashmit do të bëhet botëror dhe UNESCO konfirmimin e kësaj çështjeje e ka bërë me shkrim duke i dërguar një letër autoriteteve përkatëse të Iranit". Morteza Shejkhzade shtoi: "Geoparku i Ghashmit për një periudhë katër vjeçare do të thotë deri në vitin 2010, do të veprojë në mënyrë zyrtare si një geopark botëror nën mbikëqyrjen e UNESCO-s". Drejtoi për marrëdhënie publike dhe çështje ndërkombëtare në Organizatën e Zonës së Lirë Ghashm: "Ky sukses i geparkut të Ghashm do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit në nivel ndërkombëtar dhe si pasojë do të rezultojë me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës".

Tags