Lideri suprem: Prania masive në zgjedhje dëshpëron armiqtë e RII
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50420-lideri_suprem_prania_masive_në_zgjedhje_dëshpëron_armiqtë_e_rii
Lideri suprem i revolucionit Islamik, Ajetollah Ali Khamenei, thotë se çdo zhvlerësim i votuesve në zgjedhjet e Iranit këtë muaj do të dëmtonte vendin dhe ka kërkuar pjesëmarrje masive për t'i zhgënjyer armiqtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Prania masive në zgjedhje dëshpëron armiqtë e RII

Lideri suprem i revolucionit Islamik, Ajetollah Ali Khamenei, thotë se çdo zhvlerësim i votuesve në zgjedhjet e Iranit këtë muaj do të dëmtonte vendin dhe ka kërkuar pjesëmarrje masive për t'i zhgënjyer armiqtë.

"E vetmja pengesë kundër armiqve është prania e popullit në zgjedhje, sepse madhështia e një vendi prej 80 milionë njerëz me fuqi dhe inteligjencë madhështore dhe e miliona të rinjve do të fus frikën në zemrën e armikut", tha të dielën Lideri suprem i revolucionit Islamik. "Nëse dëshirojmë të ruhet madhështia dhe sovraniteti i Republikës Islamike dhe imuniteti i saj, të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje", tha Ajetollah Khamenei në një takim me një grup mësimdhënësish dhe studentësh në Teheran të dielën. Iranianët do të votojnë më 19 maj për të zgjedhur  presidentin e ri dhe anëtarët e këshillave të qyteteve dhe fshatrave, me më shumë se 50 milion njerëz që kanë të drejtë vote. "Nëse ekziston hidhërim dhe disa agjentë mundohen të hapin rrugën për zhgënjimin e njerëzve, vendi definitivisht do të vuajë dhe kushdo që është i përfshirë në këtë dëm, do të jetë përgjegjës përpara Zotit", tha Ajatollah Khamenei. Lideri suprem i përshkroi zgjedhjet si një "çështje kritike dhe shumë të vlefshme" për Republikën Islamike, vend i cili përfaqëson "shije dhe pikëpamje të ndryshme politike si dhe prirje të ndryshme". “Nëse nuk do të kishte zgjedhje, sot nuk do të kishin mbetur gjurmë të Republikës Islamike e Iranit". Ajatollah Khamenei tha se votuesit janë të lirë të votojnë për çdo kandidat që ata zgjedhin. "Çështja kryesore dhe e rëndësishme është që njerëzit të dalin në votime për të treguar se ata janë të gatshëm të mbrojnë Islamin dhe krijimin dhe ruajtjen e imunitetit të vendit", tha ndër të tjera Lideri suprem i revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei.