Austria dëshiron normalizimin e bashkëpunimit bankar me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50504-austria_dëshiron_normalizimin_e_bashkëpunimit_bankar_me_iranin
Ambasadori i Austrisë në Iran duke folur në seminarin e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare Iran-Austri, deklaroi se Austria dëshiron normalizimin e bashkëpunimit financiar dhe bankar me Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 08, 2017 22:07 Europe/Tirane
  • Austria dëshiron normalizimin e bashkëpunimit bankar me Iranin

Ambasadori i Austrisë në Iran duke folur në seminarin e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare Iran-Austri, deklaroi se Austria dëshiron normalizimin e bashkëpunimit financiar dhe bankar me Iranin.

Fridrich Shtift, ambasadori austriak në Teheran, tha se një numër i bankave austriake punojnë aktualisht me Iranin, por inkurajimi i bashkëpunimit tregtar dhe financimi i projekteve të përbashkëta ka nevojë për thellimin e bashkëpunimit bankar mes Iranit dhe Austrisë. Ai shtoi se së shpejti do të rritet kredia prej 1 miliard euro për financimin e investimeve austriake në Iran. Ambasadori i Austrisë në Iran njoftoi se së shpejti një delegacion i një banke të fuqishme austriake do të udhëtojë në Teheran për të diskutuar mbi shtrirjen e aktiviteteve të kësaj banke në Iran.