Irani dhe Norvegjia të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se RII është e gatshme për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Norvegjinë në kuadër të principit të respektit reciprok.
Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i Iranit, priti në Teheran zv/ministrin e jashtëm të Norvegjisë z. Veger Kristian Struman, ku shprehu kënaqësinë për thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike Teheran-Oslo, por shtoi se ekzistojnë shumë potenciale të pashfrytëzuara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga ana e tij, funksionari i lartë norvegjez tha se qeveria e Norvegjisë dëshiron seriozisht zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat. Zv/ministri i jashtëm i Norvegjisë z. Veger Kristian Struman, theksoi se BE është i vendosur për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe e cilësoi Iranin si një shembull të suksesshëm të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.