Irani dhe Norvegjia të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50506-irani_dhe_norvegjia_të_vendosur_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se RII është e gatshme për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Norvegjinë në kuadër të principit të respektit reciprok.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 08, 2017 22:20 Europe/Tirane
  • Irani dhe Norvegjia të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se RII është e gatshme për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Norvegjinë në kuadër të principit të respektit reciprok.

Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i Iranit, priti në Teheran zv/ministrin e jashtëm të Norvegjisë z. Veger Kristian Struman, ku shprehu kënaqësinë për thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike Teheran-Oslo, por shtoi se ekzistojnë shumë potenciale të pashfrytëzuara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nga ana e tij, funksionari i lartë norvegjez tha se qeveria e Norvegjisë dëshiron seriozisht zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat. Zv/ministri i jashtëm i Norvegjisë z. Veger Kristian Struman, theksoi se BE është i vendosur për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe e cilësoi Iranin si një shembull të suksesshëm të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.