Zarif uron Hanijen, Irani thekson mbështetjen ndaj Rezistencës së Palestinës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi, ka uruar shefin e ri të zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe ka theksuar vazhdimin e mbështetjes së Iranit ndaj rezistencës së popullit të Palestinës.
Muhamed Xhavad Zarif në këtë mesazh u shpreh optimist se Ismail Hanije me ndihmën e Zotit të madhëruar dhe duke shfrytëzuar eksperiencat e rezistencës përkrah luftëtarëve të tjerë të Palestinës dhe të rezistencës, të neutralizojë kërcënimet e regjimit sionist dhe të aleateve të këtij regjimi të cilët sulmojnë vazhdimisht unitetin e botës islame dhe duke krijuar përçarje synojnë të shuajnë idealet e popullit të Palestinës. Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke theksuar edhe njëherë mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Rezistencës së popullit të Palestinës për tu çliruar nga pushtimi izraelit dhe për të përkujtuar të gjithë martirët e rezistencës, uroi suksese të mëdha në përgjegjësinë e re të Ismail Hanije. Liderët e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), kanë zgjedhur Ismail Hanije për shef të ri të zyrës politike të Hamasit dhe ai zëvendësoi Khaled Mash'al.