Festohet përvjetori i lindjes së Imam Mahdiut (axh.f) në Iranin Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50704-festohet_përvjetori_i_lindjes_së_imam_mahdiut_(axh.f)_në_iranin_islamik
Në natën dhe ditën e përvjetorit të lindjes së Hazretit Mahdi (axh.f), imamit të 12-të myslimanëve shititë, Irani Islamik është në festë dhe kremtime. Sot, e premte më 15 sha'ban 1438 hixhri kameri që përkon me 12 maj 2017, është përvjetori i lindjes së Imam Mahdi (axh.f), imamit të 12-të të myslimanëve shiitë të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 12, 2017 03:56 Europe/Tirane
  • Festohet përvjetori i lindjes së Imam Mahdiut (axh.f) në Iranin Islamik

Në natën dhe ditën e përvjetorit të lindjes së Hazretit Mahdi (axh.f), imamit të 12-të myslimanëve shititë, Irani Islamik është në festë dhe kremtime. Sot, e premte më 15 sha'ban 1438 hixhri kameri që përkon me 12 maj 2017, është përvjetori i lindjes së Imam Mahdi (axh.f), imamit të 12-të të myslimanëve shiitë të botës.

Me këtë rast në të gjitha qendrat fetare në Iran janë organizuar manifestime të ndryshme për të festuar përvjetorin e lindjes së imamit të 12-të duke për lutje për paraqitjen e tij sa më shpejtë. Në këto manifestime, qytetarët iranianë me një pjesëmarrje të gjerë nëpër programe të ndryshme që organizohen në xhamia dhe qendra të tjera fetare, manifestojnë dashurinë e tyre ndaj Ehli Bejtit (a.s.) dhe ndaj imamit të fundit Hazretit Mahdiu (axh.f). Ima Mahdiu (axh.f) ka lindur në agimin e ditës së 15-të të muajit Shaban të vitit 255 hixhri kameri në qytetin Samara të Irakut. Babai i tij ishte Imam hasan Askeri (a.s.), imami i 11-të dhe nëna e tij ishte zonja e nderuar me emrin Narxhes. Me këtë rast Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë myslimanëve dhe veçanërisht dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) përvjetorin e lindjes së Imam Mahdiut (axh.f).