Ghalibaf tërhiqet nga gara presidenciale në favor të Ibrahim Raisi
Kryebashkiaku i Teheranit dhe kandida në zgjedhjet e 12-të presidenciale të Iranit, Muhamed Bager Ghalibaf, ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ai do të tërhiqet nga gara presidenciale duke mbështetur kandidatin e partisë së tij, Sejed Ibrahim Raisi.
"Ditën kur vendosa të hyja në zgjedhje përkundër interesave të mia personale, isha i vetëdijshëm se do të përballesha me kushte të vështira dhe të rrezikshme", tha Ghalibaf në deklaratën e lëshuar të hënën. Ai shtoi se ishte e qartë për atë se sjellja e ndonjë ndryshimi rrënjësor në status quo-në e vendit nuk do të ishte e mundur, përveçse me anë të një lufte kundër pakicës së pasur e cilësuar nga ai si "katër përqindshi", e cila ka qenë në kontroll të burimeve ekonomike dhe politike të vendit për një kohë të gjatë. "Lufta kundër oportunistëve pseudo-revolucionarë është bërë shumë e kushtueshme, sepse kjo kastë oportuniste është duke u hedhur si grami në rrënjët e revolucionit islamik "- thuhet në deklaratën e tij. Oportunistët, tha Ghalibaf në deklaratën e tij, "nuk janë vetëm në kundërshtim me bazat intelektuale të revolucionarëve origjinale, por gjithashtu përfaqësojnë një klasë politike interesat materiale të së cilës janë në rrezik". "Tani për tani, qëllimi kryesor i vendit dhe i njerëzve është të ndryshojnë status quo-në, dhe për këtë qëllim nuk ka asnjë mënyrë tjetër, përveçse një lufte të mirëfilltë pa slogane kundër aristokracisë dhe oportunizmit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e saktë dhe gjithëpërfshirëse për problemet e vendit "-tha Ghalibaf. "Falënderoj të gjithë mbështetësit e mi të thjeshtë, të cilët janë përpjekur të realizojnë idealet e revolucionit me gjithçka që kanë," përfundoi ai. Irani do të mbajë zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe zgjedhjet e 5-ta lokale më 19 maj.