Isak Xhahangiri tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale për interes të Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51012-isak_xhahangiri_tërhiqet_nga_zgjedhjet_presidenciale_për_interes_të_ruhani
Isak Xhahangiri, kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran sot me anë të një deklarate bëri të ditur tërheqjen nga gara elektorale në interes të Hasan Ruhani i cili gjithashtu kandidon në raundin e 12 të zgjedhjeve presidenciale në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2017 17:03 Europe/Tirane
  • Isak Xhahangiri tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale për interes të Ruhani

Isak Xhahangiri, kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran sot me anë të një deklarate bëri të ditur tërheqjen nga gara elektorale në interes të Hasan Ruhani i cili gjithashtu kandidon në raundin e 12 të zgjedhjeve presidenciale në Iran.

Irani është në prag të organizimit të zgjedhjeve për president dhe për këshillat islamik të qyteteve dhe fshatrave. Kandidati Isak Xhahangiri me tërheqjen e tij nga gara elektorale, i ka dhënë përparësi ndihmës për fitoren e presidentit Hasan Ruhani në raundin e 12 të zgjedhjeve presidenciale dhe për zbatimin e programeve të tij në të ardhmen. Me këtë rast kandidati Xhahangiri u ka kërkuar përkrahësve të tij që votën e vet ta japin për presidentin Hasan Ruhani. Ditën e hënë edhe Muhamed Ghalibof është tërhequr nga gara elektorale në favor të Ibrahim Reisi një tjetër kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Iran. Zgjedhjet e 12 presidenciale në Iran do të mbahen ditën e premte.