Zarif: Janë hequr pengesat e bashkëpunimit bankar mes Iranit dhe Indisë
Ministri i jashtëm i Iranit theksoi heqjen e pengesave bankare mes Iranit dhe Indisë.
Muhamed Xhavad Zarif, në një takim me Subrahmanyam Jaishankar, ministër i jashtëm i Indisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, shkëmbyen pikëpamje lidhur me bashkëpunimin historik dhe në fushën e energjisë dhe tregtisë. Jaishankar gjithashtu theksoi bashkëpunimin me Iranin në fushën e transitit dhe korridorit ndërkombëtar veri-jug. Ndërkohë sot është takuar edhe zv/ministri i jashtëm i Indisë me z. Ibrahim Rahimpur zv/ministër i jashtëm për çështjet e Azisë dhe Oqeanisë. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, diskutuan edhe për portin Çabahar, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet politike dhe kulturore mes dy vendeve.