Parashikime për pjesëmarrjen e 70% të votuesve në zgjedhjet presidenciale
Ministri i brendshëm i Iranit ka parashikuar që në zgjedhjet presidenciale niveli i pjesëmarrjes do të jetë 72%.
Raundi i 12-të i zgjedhjeve presidenciale dhe i këshillave islamikë të qyteteve dhe fshatrave në Iran do të mbahet ditën e premte më 19 maj. Alireza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm ditën e martë në një intervistë dhënë kanalit 2 të radiotelevizionit shtetëror të Iranit deklaroi: Në Iran kanë të drejtë vote 56 milion e 410 mijë e 234 persona. Për monitorimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve janë angazhuar 1 milion e 500 mijë persona. Ministri Rahmani Fazli rikujtoi se për sigurinë e zgjedhjeve janë mobilizuar 350 mijë persona dhe shtoi se në të gjithë Iranin janë 63 mijë e 429 pika votimi dhe 14 mijë kuti votimi janë të lëvizshme. Pas përfundimit të procesit zgjedhor kutitë e votimit do të dërgohen në ministrinë e brendshme dhe në këshillin mbrojtës dhe pas numërimit të votave ministria e brendshme do të bëjë të ditur rezultatin e zgjedhjeve.