Khoshru: Grat janë viktima kryesore të krizave në Lindjen e Mesme
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB deklaroi se grat janë prej viktimave kryesore të krizave të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Agjencia e lajmeve IRNA të martën njoftoi Gholamali Khoshru në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB e cila u organizua për të diskutuar rreth temës "Dhuna kundër grave në konflikte", shprehu keqardhje për vazhdimin e krizave aktuale në Lindjen e Mesme dhe deklaroi: "Grat në rajonin e Lindjes së Mesme po jetojnë me frikë dhe tmerr të madh të krijuar si pasojë e veprimeve të bëra në bazë të mendimeve takfiriste të grupeve terroriste dhe ekstremiste. Grupet terroriste në mënyrë të organizuar dhe duke ndjekur metodat si skllavërimin dhe abuzimin seksual, po kryejnë sulme dhe dhunë të paparë ndaj femrave në përgjithësi". Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në vazhdim theksoi se grat e rajonit të Lindjes së Mesme në një atmosferë të mbushur me frikë, kërcënim dhe racizëm, po shndërrohen në viktimat më kryesore të veprimeve terroriste. Z. Khoshru duke kritikuar qartë trajtimin e dyanshëm të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj çështjes së grave në Lindjen e Mesme, deklaroi: "Politikat armiqësore të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe vazhdimi i rrethimit të padrejtë dhe të dhunshëm të Rripit të Gazës, konsiderohet shkelje e hapur e të drejtave të palestinezëve duke përfshirë edhe të drejtat e grave".