Ajetollah Khamenei: Zgjedhjet, shembulli më i rëndësishëm i angazhimit të kombit
Pjesëmarrja dhe aktivizimi i popullit në fusha dhe sektorë të ndryshëm është garantues i sigurisë kombëtare dhe një prej faktorëve më të rëndësishme të kësaj pjesëmarrjeje janë zgjedhjet.
Kështu deklaroi Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik i cili me rastin e organizimit të zgjedhjeve për president dhe për këshillat islamik të qyteteve dhe fshatrave tha: Republika Islamik me organizimin e zgjedhjeve në vite dhe periudha të caktuara ka gjetur freski dhe në mesin e syve dhe zemrave të popujve të botës ka marrë një formë të re. Zgjedhjet për Republikën Islamike të Iranit është një ditë feste. Lideri suprem i revolucionit islamik përmendi trazirat në disa vende të rajonit dhe tha: Në mesin e këtij kompleksi trazirash, Republika Islamike e Iranit në siguri dhe qetësi po përgatitet për zgjedhje. Ajetollah Khamenei e cilësoi të vlefshme sigurinë dhe qetësinë aktuale në Iran dhe shtoi: Në një vend 80 milion banorësh organizohen zgjedhjet dhe njerëzisht me entuziazëm shkojnë në kutitë e votimit në një kohë kur në të gjithë vendin mbizotëron qetësia dhe kjo duhet vlerësuar. Raundi i 12-të i zgjedhjeve presidenciale në Iran së bashku me zgjedhjet për këshillat islamik të qyteteve dhe fshatrave do të mbahet ditën e premte më 19 Maj.