Ruhani dhe Raisi, fushatë e nxehtë në Mashhad
Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 12-të presidenciale të Iranit, dy rivalët kryesorë që përgatiten për një garë të fortë, Hasan Rouhani dhe Sejed Ibrahim Raisi, i kanë përqendruar fushatat e tyre në qytetin verilindor të Mashhadit.
Presidenti i tanishëm Ruhani mbërriti në Mashhad, kryeqytetin e provincës Khorasan Razavi, të mërkurën pasdite dhe ju drejtua mbështetësve të tij në stadiumin Takhti. Në të njëjtën kohë me fushatën e Ruhanit, Ibrahim Raisi, kujdestari aktual i mauzoleut të shenjtë të Imam Rezait (as), gjithashtu ju drejtua mbështetësve të tij në qytetin e tij të origjinës. Dy ditë para zgjedhjeve, fushata e dy kandidatëve kryesorë shihet si një përpjekje e fundit për të fituar mbi votuesit e pavendosur. Papunësia dhe problemet ekonomike kanë dominuar axhendën e kandidatëve. Hasan Ruhani tha se administrata e tij kishte arritur të merrte përsëri tregun e naftës të Iranit që ishte nën kontrollin e Sauditëve. Ruhani shtoi se administrata e tij e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë përparim dhe paqe për vendin. Presidenti aktual gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij në Mashhad të zgjedhin midis mashtrimit dhe ndershmërisë në votimin e të premtes. Ndërkohë, Ibrahim Raisi deklaroi se puna e dobët e administratës së presidentit Ruhani është përgjegjëse për problemet ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi. Ai u zotua për të trajtuar veçanërisht çështjen e papunësisë, duke thënë, "Ne do të promovojmë krijimin e vendeve të punës dhe do të krijojmë një milion vende pune çdo vit duke ruajtur dinjitetin e njerëzve". Mbi 56 milionë iranianë që kanë të drejtë të votojnë mund të hedhin votat e tyre në më shumë se 65,000 kutitë e votimit në të gjithë vendin në zgjedhjet e së premtes.