Iranianët do të votojnë në 102 shtete për zgjedhjet presidenciale
Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se iranianët me banim jashtë vendit mund të hedhin votat e tyre për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në 310 vendvotime në 102 vende të botës.
Hasan Kashkavi, zëvendësministër i jashtëm për çështjet konsullore, parlamentare dhe të emigrantëve, i tha agjencisë IRNA të enjten se do të ketë 55 vendvotime në SHBA, 21 në Emiratet e Bashkuara Arabe, 22 në Irak dhe 12 në Britani, ku shtetasit iranianë do të jenë në gjendje të votojnë. Ai shtoi se votimi do të zhvillohej në vendet e huaja nga ora 8 deri në orën 18 dhe se ambasadorët dhe përfaqësuesit iranianë janë të autorizuar të zgjasin kohën nëse është e nevojshme. Irani do të mbajë nesër zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe zgjedhjet e 5-ta të qyteteve dhe fshatrave.