Liderët fetarë ftojnë iranianët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51198-liderët_fetarë_ftojnë_iranianët_të_marrin_pjesë_masivisht_në_zgjedhje
Liderët e lartë fetarë të Iranit deklaruan: “Populli iranian me pjesëmarrjen masive në zgjedhje do t’a kthejë në tmerr shpresën e armikut për të dobësuar sistemin e RII”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2017 17:51 Europe/Tirane
  • Liderët fetarë ftojnë iranianët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje

Liderët e lartë fetarë të Iranit deklaruan: “Populli iranian me pjesëmarrjen masive në zgjedhje do t’a kthejë në tmerr shpresën e armikut për të dobësuar sistemin e RII”.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, liderët e mëdhenj fetarë të Iranit, Naser Mekarem Shirazi, Husein Nuri Hamedani, Abdullah Xhevadi Amoli dhe Sejed Muhamed Ali Alavi Gorgani, në fjalime të ndara kanë ftuar popullin iranian të marrë pjesë në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe në zgjedhjet e 5-ta lokale që zhvillohen të premten më 19 Maj në Iran. Ajetollah Naser Mekarem  Shirazi theksoi: “Merrni pjesë në zgjedhje dhe zgjidhni kandidatin që mendoni se është më i aftë. Atmosfera e zgjedhjeve nuk duhet tu mundësojë armiqve të krijojnë trazira në Iran”. Ajetollah Husein Nuri Hamedani theksoi: “Pjesëmarrja në zgjedhje është obligim fetar dhe qytetar dhe qytetarët iranianë duhet ta dinë se çdo votë është një plumb drejt armikut”. Ajetollah Xhevadi Amoli në një komunikatë u bëri thirrje të gjitha shtresave të popullit iranian të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare për të votuar, sepse pjesëmarrja në votime dëshmon për përkrahjen e popullit për sistemin e RII. Ajetollah Alavi Gorgani duke ju drejtuar qytetarëve iranianë, theksoi: “Votoni për atë kandidat që do të përpiqet për zgjidhjen e problemeve të të rinjve dhe të problemit të papunësisë”.