Reagimi i ministrit të jashtëm iranian ndaj deklaratës së Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51456-reagimi_i_ministrit_të_jashtëm_iranian_ndaj_deklaratës_së_trump
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit amerikan kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 22, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Reagimi i ministrit të jashtëm iranian ndaj deklaratës së Trump

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit amerikan kundër Iranit.

Në mesazhin e tij në Twitter, Muhamed Xhavad Zarif shkruan se Irani që ka kaluar një proces real zgjedhjesh, është sulmuar nga presidenti amerikan i cili pretendon se Amerika është çerdhja e demokracisë. Në këtë mesazh shefi i diplomacisë iraniane shtron pyetjen se ky sulm është politikë e jashtme apo vjelje e 480 miliard dollarëve nga Arabia Saudite? Selman Bin Abdul’aziz,  mbreti i Arabia Saudite dhe Donald Trump president i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e shtunë nënshkruan marrëveshje të ndryshme në sektorin privat dhe ushtarak me vlerë disa qindra miliarda dollarë. Donald Trump në takimin e mbajtur dje, Republikën Islamike të Iranit e ka cilësuar një prej problemeve të rajonit dhe pretendoi se Irani mbështet terrorizmin. Deklaratat anti-iraniane të presidentit amerikan bëhen në kohën kur Arabia Saudite, Amerika dhe regjimi sionist janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të sigurisë në rajon dhe veprimet e tyre janë bërë shkak për zgjerimin e dhunës, terrorizmit dhe vrasjeve në rajon.