Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit viziton Moskën
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, admiral Ali Shamkhani do të zhvillojë një vizitë në Moskë për të marrë pjesë në një takim të zyrtarëve të lartë të sigurisë të dy vendeve dhe të zhvillojë bisedime me zyrtarët ushtarakë rusë në lidhje me intensifikimin e luftës kundër terrorizmit.
Gjatë fjalimit të tij në takimin e së martës, Shamkhani planifikon të përshkruajë situatën më të fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në Lindjen e Mesme dhe të deklarojë qasjet e Iranit për të luftuar kundër terrorizmit. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit do të shkëmbejë pikëpamjet me zyrtarët pjesëmarrës në takim për nismat e përbashkëta politike, ushtarake dhe të sigurisë për të luftuar terrorizmin. Irani dhe Rusia janë bërë gjithnjë e më shumë aleatë në Siri dhe ndihmuan shtetin e goditur nga lufta të fitonte më shumë terren gjatë muajve të fundit, veçanërisht gjatë ofensivës së madhe të ushtrisë siriane vitin e kaluar për të rimarrë tërësisht qytetin verior të Alepos nga terroristët e ISIS.