Zarif: Populli iranian nuk trembet nga kërcënimet e amerikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51750-zarif_populli_iranian_nuk_trembet_nga_kërcënimet_e_amerikanëve
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: “Populli iranian është një popull i fuqishëm dhe rezistent dhe nuk trembet nga fjalët kërcënuese të amerikanëve”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2017 18:20 Europe/Tirane
  • Zarif: Populli iranian nuk trembet nga kërcënimet e amerikanëve

Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: “Populli iranian është një popull i fuqishëm dhe rezistent dhe nuk trembet nga fjalët kërcënuese të amerikanëve”.

Muhamed Xhevad Zarif, duke folur të enjten në një ceremoni në Teheran, shtoi: “Pjesëmarrja masive dhe entuziaste e popullit iranian në zgjedhjet e 19 Majit shpërndau retë e shpifjes, mashtrimit dhe iranofobisë dhe demonstroi forcën, unitetin dhe vullnetin e pathyeshëm të këtij populli të lashtë”. ”Populli iranian i tregoi botës se me këtë popull duhet të flasë me gjuhën e respektit dhe të lerë mënjanë gjuhën e kërcënimit”-shtoi Zarif. Shefi i diplomacisë iraniane theksoi: “Për garantimin e sigurisë, pavarësisë, progresit dhe zhvillimit shkencor dhe teknologjik, populli iranian mbështetet tek shkencëtarët dhe dijetarët e tij dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt”.