Zangene: Irani do ta shtojë  kapacitetin e prodhimit të naftës
(last modified Fri, 26 May 2017 06:28:09 GMT )
May 26, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Zangene: Irani do ta shtojë  kapacitetin e prodhimit të naftës

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit në vitin 2017 synon të nënshkruajë disa kontrata me kompanitë Total të Francës, Lukoil të Rusisë, Maersk të Danimarkës dhe Petromina të Indonezisë.

Bizhan Namdar Zangene në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, tha: "Jemi duke zhvilluar negociata me kompanitë e mëdha prodhuese të naftës në botë me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e fushave të naftës si "Azadegan Jugor, Jadavaran, Karun Perëndimor dhe fushën e madhe naftore Parsi Jugor". Zangene shtoi: Në pesë vitet e ardhshme si rezultat i projekteve të reja me kompanitë ndërkombëtare, potenciali i prodhimit të naftës së Iranit do të rritet me 25%". Z. Zangene në vazhdim theksoi se rritja e potencialit prodhues të naftës së Iranit nuk dëmton bashkëpunimin e Iranit me OPEC-un. Takimi i 72-të i OPEC-ut përfundoi punimet të enjten me 25 maj dhe me konsensus të vendeve anëtare është rënë dakord për vazhdimin e marrëveshjes për reduktimin e prodhimit të naftës për 9 muajt e ardhshëm. Në këtë takim Guineja Ekuatoriale është pranuar anëtare e re kësaj organizate.

Tags