Lideri Suprem: Në Iranin Islamik është mbjellë fara e Kuranit
Lideri suprem i Revolucionit Islamik në ditën e parë të muajit të bekuar të ramazanit në një takim me lexues dhe komentues të Kuranit, tha se fara e Kuranit Famëlartë është mbjellë në të gjithë Iranin Islamik dhe sot ambienti publik i vendit është i njohur me Kuranin.
Sipas një njoftimi të zyrës për informim të liderit suprem, Ajetollah Khamenei në këtë ceremoni tha se shkaku i devijimit të njeriut sot në botë është përgjigjja e gabuar ndaj këtyre pyetjeve dhe shtoi: Zoti e ka krijuar njeriun për lidhje, dashuri, ndihmë dhe solidarizim ndaj njëri tjetrit, mirëpo sot të gjithë në botë ekziston lufta, pasiguria, frika dhe devijimi. Ajetollah Khamenei tha se çelësi i shpëtimit nga këto problematika është Kurani dhe shtoi: Fatkeqësisht sot shoqëria islame ashtu si shumë shoqëri të tjera ka probleme dhe disa persona të padenjë kanë marrë në dorë qeveritë e disa shoqërive islame, siç është regjimi saudit. Lideri suprem tha se shkaku i shfaqjes së kësaj gjendjeje është largimi nga besimi dhe e vërteta e Kuranit dhe tha; Këta persona në pamje të jashtme duken sikur besojnë tek Kurani dhe botojnë me miliona kopje të Kuranit, mirëpo në praktikë ata veprojnë kundër udhëzimeve të Kuranit, bashkërendohen me të pafetë dhe paratë të cilat duhet t’i shpenzojnë për mirëqenien e popullit të tyre, i shpenzojnë për armiqtë e popullit. Lideri suprem, përmendi iluzionin e disa vendeve të cilat kujtojnë se me para mund të blejnë sinqeritetin e armiqve të islamit dhe tha: Është fakt se sinqeriteti nuk ekziston dhe ashtu siç kanë thënë vetë amerikanët ata vjelin dhe në fund therin. Ajetollah Khamenei, përmendi sjelljet anti-fetare kundër Jemenit dhe Bahrejnit dhe premtimin e Kuranit për të shkatërruar të keqin dhe shtoi: Ata të cilët bëjnë të tilla gjëra kundër myslimanëve, janë të këqijtë dhe padyshim fati i të keqit është fundosja dhe shkatërrimi. Sigurisht që koha e shkatërrimit të tyre varet nga veprimtaria dhe sjellja e besimtarëve dhe nëse besimtarët sillen siç duhet, koha e shkatërrimit të së keqes vjen shumë shpejt. Ajetollah Khamenei përmendi edhe eksperiencën e kombit iranian dhe fitoren në luftën e imponuar të regjimit të Sadamit kundër Iranit dhe tha: Kombi iranian jo vetëm fitoi në luftë me duar bosh por prej mëse 40 vitesh përballet me frontin e fuqishëm financiar i cili ka ngritur shpatën kundër Iranit. Kjo eksperiencë tregon se rruga e zhvillimit të fuqishëm, progresit dhe e suksesit është lidhja me Kuranin.