Sot në Teheran hapet panairi ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51998-sot_në_teheran_hapet_panairi_ndërkombëtar_i_kur'anit_të_shenjtë
Panairi i 25-të ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë hapet sot në Teheran me moton "Morali dhe Jeta".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 29, 2017 04:20 Europe/Tirane
  • Sot në Teheran hapet panairi ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë

Panairi i 25-të ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë hapet sot në Teheran me moton "Morali dhe Jeta".

Agjencia e lajmeve IRIB njofton se ky panair do të jetë i hapur deri më 16 qershor nga ora 17:00 deri në orën 24:00 për vizitorët. Gjatë organizimit të panairit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë, do të prezantohen edhe 20 vepra animation dhe një film dokumentar kur'anor. Në këtë panair marrin pjesë 297 shtëpi botuese ku nga mesi i tyre 281 botues janë iranianë dhe 16 të tjerë janë nga Turqia, Iraku, Libani, Siri etj.. Njëkohësisht me hapjen e panairit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë në Teheran, edhe në 200 qytete të tjera të Iranit do të hapen panaire të Kur'anit për prezantimin e aktiviteteve kur'anore.