Banka Italiane deklaron bashkëpunimin me 20 banka iraniane
(last modified Tue, 30 May 2017 06:23:03 GMT )
May 30, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • Banka Italiane deklaron bashkëpunimin me 20 banka iraniane

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka bërë të ditur bashkëpunimin e Bankës Popolare di Sondrio të Italisë me 20 banka iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me bashkëpunimin e Bankës Popolare di Sondrio të Italisë me bankat iraniane, është krijuar mundësia për transferimin e drejtpërdrejt të parave nga Irani në këtë bankë dhe si rezultat reduktohen shpenzimet e transfertave dhe riskut që ndodhë në transferimin e parave nëpërmjet kompanive të tjera të transaksioneve. Sipas këtij burimi, Banka Popolare di Sondrio e Italisë në vitin 2016 në kuadër të transparencës së operacioneve bankare dhe gjithashtu për të lehtësuar marrëdhëniet tregtare mes Iranit dhe Italisë, ka marrë iniciativën për të krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta bankare me bankat dhe institucionet monetare të Iranit. Banka Popolare di Sondrio e Italisë gjithashtu, ka deklaruar se kjo mundësi nuk është krijuar vetëm për tregtarët, por edhe studentët dhe qytetarët e tjerë iranianë mund të bëjnë transferta bankare nga Irani në këtë bankë dhe transfertat në këtë mënyrë do të bëhen shumë shpejt.

Tags