Vazhdon prania e forcave detare të Iranit në Oqeanin Atlantik
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se prania e anijeve të forcave detare strategjike të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në ujërat e Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Atlantik, do të vazhdojë në kuadër të zhvillimit të diplomacisë mbrojtëse të Iranit.
Gjeneral Habibullah Sajari në një intervistë me agjencinë informative MANA, tha se forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë një forcë strategjike dhe shtoi: "Që nga koha kur lideri suprem i Revolucionit Islamik përdori fjalën "strategjike" për emërimin e forcave detare të ushtrisë së Iranit, qëllimi i tij ishte ky që këto forca, nga një forcë detare bregdetare të shndërrohen në një forcë detare ndërkombëtare. Aktualisht forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit nuk janë më forca bregdetare, sepse kanë kaluar nivelin e forcave detare bregdetare dhe të forcave të ujërave jo të thella dhe po kryejnë misionin e tyre në ujërat ndërkombëtare". Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vuri në dukje misionin e grupanijeve të 45-të forcave detare të Iranit në Afrikën Jugore dhe pastaj në Oqeanin Atlantik dhe tha: "Për një periudhë 5 mujore, grupanijet e 45-të të forcave detare të Iranit kanë kryer misionin e tyre në kushte të vështira detare dhe kjo çështje është e rëndësishme për Iranin".