Zangene: Irani synon eksportin e naftës drejt Afrikës dhe Evropës
(last modified Thu, 01 Jun 2017 04:37:18 GMT )
Qershor 01, 2017 06:37 Europe/Tirane
  • Zangene: Irani synon eksportin e naftës drejt Afrikës dhe Evropës

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se potenciali i prodhimit të naftës së Iranit do të arrijë sasinë 4.7 milionë fuçi në ditë dhe përveç në Azinë Juglindore, Irani synon të eksportojë naftë në Afrikë dhe Evropë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bizhen Namdar Zangene gjatë punimeve të takimit të 172-të të zakonshëm të ministrave të naftës dhe energjisë së Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në Vjenë të Austrisë, në një intervistë me revistën javore britaneze "Argus", deklaroi se shtimi më i rëndësishëm i prodhimit të naftës së Iranit në periudhën afatmesme, është bërë në fushën naftore "Azedegan" në jugperëndim të Iranit. Zangene shtoi se në periudhën afatgjate, qëllimi i Iranit është shtimi i prodhimit të naftës me 700 mijë fuçi naftë në ditë deri në vitin 2021. Ministri i naftës së Iranit, gjithashtu, në lidhje me spekulimet për ndikim negativ të qeverisë së re të Amerikës në negociatat naftore të Iranit me kompanitë ndërkombëtare, deklaroi se Irani po pranon vetëm sinjale pozitive.

Tags