Hasan Ruhani i shpreh ngushëllime homologut të tij afgan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52262-hasan_ruhani_i_shpreh_ngushëllime_homologut_të_tij_afgan
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh ngushëllimi dërguar presidentit të Afganistanit, dënoi sulmin terrorist të fundit në Kabul dhe vrasjen e plagosjen e qytetarëve të pafajshëm të Afganistanit gjatë këtij sulmi dhe i shprehu ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit të Afganistanit për këtë tragjedi të dhimbshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 03:24 Europe/Tirane
  • Hasan Ruhani i shpreh ngushëllime homologut të tij afgan

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh ngushëllimi dërguar presidentit të Afganistanit, dënoi sulmin terrorist të fundit në Kabul dhe vrasjen e plagosjen e qytetarëve të pafajshëm të Afganistanit gjatë këtij sulmi dhe i shprehu ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit të Afganistanit për këtë tragjedi të dhimbshme.

Zyra për informim i presidentit të Iranit njoftoi se z. Hasan Ruhani në këtë mesazh ngushëllimi deklaroi: "Kryerja e sulmeve kriminale në muajin e Ramazanit, tregon se autorët e këtij sulmi, nuk kanë kuptuar asgjë nga feja islame dhe nga mësimet e saj humaniste! Në këtë tragjedi të madhe, ne qëndrojmë përkrah qeverisë dhe popullit të Afganistanit dhe Irani do të vazhdojë luftën e tij serioze deri në zhdukjen e plotë të terrorizmit dhe ekstremizmit",- thuhet ndër të tjera në këtë mesazh të presidentit iranian. Vlen të theksohet se sulmi terrorist që u krye në lagjen Vazir Akbarkhan të Kabulit shkaktoi vrasjen e rreth 100 personave dhe plagosjen e rreth 500 të tjerëve. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këtë sulm. Ky është sulmi i dytë i përgjakshëm i terroristëve të ISIS në kryeqytetin e Afganistanit në tre muajt e fundit. ISIS më 9 mars kreu një sulm vdekjeprurës ndaj spitalit ushtarak në qendër të Kabulit ku mbetën të vrarë 30 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.