Mbi 100 mijë vëllime librash janë botuar rreth Imam Khomejnit (ra)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52266-mbi_100_mijë_vëllime_librash_janë_botuar_rreth_imam_khomejnit_(ra)
Kryetari i institutit studimor "Hekmat" tha se deri më tani janë botuar mbi 100 mijë vëllime librash në lidhje me aspektet e ndryshme intelektuale dhe rreth jetës së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 02, 2017 08:03 Europe/Tirane
  • Mbi 100 mijë vëllime librash janë botuar rreth Imam Khomejnit (ra)

Kryetari i institutit studimor "Hekmat" tha se deri më tani janë botuar mbi 100 mijë vëllime librash në lidhje me aspektet e ndryshme intelektuale dhe rreth jetës së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulhusejn Khosropenah, kryetari i instituti studimor "Hekmat", të mërkurën në prag të 28 vjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra) gjatë një tubimi në Mashhad, deklaroi: "Librat e botuara rreth themeluesit të Republikës Islamike të Iranit nuk janë të aspektit gjithëpërfshirës, prandaj për këtë arsye ky institut ka marrë iniciativën për përgatitjen e një libri gjithëpërfshirës me titull "Sistemi ideologjik i Imam Khomejnit (ra)". Dy shtyllat kryesore të këtij libri janë besimi në një Zot dhe Vilajeti Fakih. Besimi i Imam Khomejnit (ra) në Zot, është një besim i vërtetë dhe është manifestuar në të gjitha sferat e jetës së tij. Ai përveç se ishte një filozof dhe jurist islam, ishte edhe një gnostik". Kryetari i institutit studimor "Hekmat" në vazhdim tha: "Imam Khomejni (ra) me mbështetjen e popullit, krijoi një revolucion i cili prishi të gjitha sistemet shoqërore të botës dhe ky ndryshim ndërkombëtar ndryshoi tërësisht situatën në rajonin e Lindjes së Mesme duke shkatërruar hegjemoninë e Amerikës në këtë rajon."  Vlen të theksohet se të dielën më 4 khordad 1396 të kalendarit iranian që përkon me 4 qershor të vitit 2017, është 28 vjetori i vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.