Zgjerohet bashkëpunimi i Iranit dhe Sllovenisë
Ministri i telekomunikacionit të Iranit dhe ministri për zhvillim ekonomik dhe teknologjik i Sllovenisë theksuan zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në sfera të ndryshme.
Mahmud Vaezi, ministri i telekomunikacionit të Iranit, të premten në takim me Zdravko Paçivalshek, ministri për zhvillim ekonomik dhe teknologjik të Sllovenisë, i cili u zhvillua gjatë punimeve të takimit ndërkombëtar ekonomik në Saint Petersburg të Rusisë, deklaroi: "Vizita e suksesshme e presidentit slloven në nëntor të vitit 2016 në Iran dhe hapja e ambasadës sllovene në Teheran, ka rezultuar me hartimin e programit për formimin e komisionit të përbashkët për bashkëpunime mes të dy vendeve". Duke vë në dukje marrëveshjen për mirëkuptim të nënshkruar mes Iranit dhe Sllovenisë në sferën e telekomunikacionit, z. Vaezi tha: "Ky dokument mund të krijojë ndryshim të madh në bashkëpunimet e Iranit dhe Sllovenisë në fushën e teknologjisë informative dhe telekomunikacionit (ICT), për arsye se në këtë sektor ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim". Nga ana e tij Zdravko Paçivalshek, ministri për zhvillim ekonomik dhe teknologjik të Sllovenisë, në këtë takim vuri në dukje shtimin me 40% të shkëmbimeve mes të dy vendeve gjatë vitit 2016 dhe tha: "Potenciali ekonomik i Iranit është i lartë, prandaj mund të shtohet bashkëpunimi mes të dy vendeve në fusha të ndryshme".