Imam Khomeini, luftëtar revolucionar dhe i rezistencës
14 Khordadi 1396 h.sh që përkon me datën 9 Ramazan 1438 h.k dhe me 4 qershor 2017, është përvjetori i 28 i vdekjes së Imam Khomeinit r.a., themeluesit të RII.
Populli iranian dhe të gjithë adhuruesit e rrugës dhe ideve të Imam Khomeinit (ra) në këtë ditë kujtojnë këtë personalitet të madh dhe të respektuar. Një ndër veçoritë më të rëndësishme të jetës së Imam Khomeinit (ra) ka qenë promovimi i ideve revolucionare për stimulimin e kombeve të shtypura kundër sistemit hegjemonist dhe qëndresa deri në fitore për çlirimin e të shtypurve. Imam Khomeini duke u mbështetur në dy parime të rëndësishme, heqja dorë dhe mosfrikësimi nga kërcënimeve dhe zgjimi kundër rrymave kolonialiste, u bë shkak për kryengritje të madhe në Iran dhe po ashtu edhe për popujt që duan pavarësi. Fitorja e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra) në Iran dhe themelimi i një sistemi shtetëror të bazuar në mësimet e Islamit burimor, ka hapur një dritare të re në botën e politikës. Revolucioni Islamik i Iranit ishte një fenomen i pashembullt që nuk ishte në harmoni me llogaritjet aktuale të politikanëve. Imam Khomeini (ra) në bazë të mësimeve fetare ka vetëdijesuar popullin rreth sjelljeve anti-fetare dhe anti-njerëzore të regjimit Pahlavi, si dhe për tradhtinë e fuqive të mëdha botërore ndaj botës islame dhe myslimanëve dhe nuk ka heshtur ndaj dhunës dhe padrejtësisë. Revolucioni Islamik në substancën e tij nuk kishte kurrfarë ngjashmërie me revolucionet e tjera që kishin ndodhur gjatë shekullit 20. Kryengritja e Imam Khomeinit (ra) nuk përfundoi vetëm me protesta dhe vetëdijesimin e popullit. Imam Khomeini (ra) për mënjanimin e këtyre problemeve ka paraqitur një plan islamik dhe kur’anor dhe ai është themelimi i sistemit shtetëror fetar. Të rinjtë në figurën dhe në fjalët e Imam Khomeinit (ra) e shikonin një lider fetar dhe njëkohësisht një lider revolucionar dhe të pa kompromis me arrogancën botërore, i cili mund të ofrojë rrugëzgjidhje për problemet e vendit dhe për shoqërinë njerëzore në bazë të kornizës fetare. Rezistenca e Iranit Islamik kundër të gjitha komploteve dhe progresi në fusha të ndryshme shkencore, kulturore dhe politike, i dha një shpresë të madhe besimtarëve dhe popujve të shtypur të botës. Populli iranian me rezistencën dhe qëndrimin përballë sistemit hegjemonist në rrezen e vigjilencës së liderit suprem të Revolucionit Islamik, dëshmon se duke u mbështetur në idetë revolucionare të Imam Khomeinit (ra), vazhdon të ec nëpër këtë rrugë deri në kohën që do të ekzistojë kjo frymë dhe këta indikatorë asnjë fuqi nuk mund t’i shkaktojë dëme popullit iranian.