Zarif bisedon me ministrat e Jashtëm të Tunizisë dhe Malajzisë
Ministri i Jashtëm i Iranit, në kuadër të kontakteve mes disa homologë të tij pas tensionimit të marrëdhënieve mes Katarit dhe vendeve arabe të Gjirit Persik, zhvilloi biseda telefonike me ministrat e Jashtëm të Tunizisë dhe të Malajzisë.
Muhamed Xhevad Zarif në bisedat e ndara me Khamis al-Xhehnavi, ministër i Jashtëm i Tunizisë, dhe me Anife Aman, ministër i Jashtëm i Malajzisë, diskutoi zhvillimet më të fundit në rajon e veçanërisht mbi tensionet mes Katarit dhe disa vendeve të tjera arabe. Shefat e diplomacive të tre vendeve kërkuan zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve arabe të Gjirit Persik me anë të dialogut dhe mirëkuptimit. Gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm iranian zhvilloi biseda edhe me homologët e tij nga Iraku, Omani, Turqia dhe Indonezia. Duke reaguar ndaj ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes disa vendeve arabe dhe Katarit, Zarif në adresën e tij në Twitter theksoi: “ "Fqinjët janë të përhershëm, gjeografia nuk mund të ndryshohet, shtrëngimi dhe presioni nuk është zgjidhje. Dialogu është imperativ, sidomos gjatë muajit të bekuar të Ramazanit”.