Zarif reagon ndaj sulmeve terroriste në Teheran: Terrorizmi, problem global
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52648-zarif_reagon_ndaj_sulmeve_terroriste_në_teheran_terrorizmi_problem_global
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i cili të mërkurën (sot) kishte shkuar për një vizitë zyrtare në Turqi, në ceremoninë e pritjes zyrtare të tij në aeroportin "Esen Bugay" të Turqisë, shprehu keqardhje për sulmet terroriste në Teheran dhe deklaroi: "Terrorizmi është një problem me të cilin po përballemi në nivel të rajonit të Lindjes së Mesme dhe në nivel të Botës".
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 07, 2017 09:27 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj sulmeve terroriste në Teheran: Terrorizmi, problem global

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i cili të mërkurën (sot) kishte shkuar për një vizitë zyrtare në Turqi, në ceremoninë e pritjes zyrtare të tij në aeroportin "Esen Bugay" të Turqisë, shprehu keqardhje për sulmet terroriste në Teheran dhe deklaroi: "Terrorizmi është një problem me të cilin po përballemi në nivel të rajonit të Lindjes së Mesme dhe në nivel të Botës".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Muhamed Xhavad Zarif me këtë rast tha: "Nga aspekti i sigurisë dhe i veprimeve terroriste, në rajon mbretëron një situatë shumë e keqe. Aktualisht i gjithë rajoni është i pasigurt dhe ne e dënojmë ashpër këtë veprim të verbër". Vlen të theksohet se nga sulmet terroriste që u kryen sot në Teheran në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit dhe në Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra), deri më tani është konfirmuar vrasja e 12 personave dhe plagosje e mbi 40 të tjerëve.  Nga 4 sulmuesit terroristë në Parlamentin Islamik të Iranit njëri ka shpërthyer lëndët eksplozive dhe tre të tjerë janë vrarë nga forcat e sigurisë. Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.