Putin dënon sulmet terroriste në Teheran
(last modified Wed, 07 Jun 2017 19:55:44 GMT )
Qershor 07, 2017 21:55 Europe/Tirane
  • Putin dënon sulmet terroriste në Teheran

Presidenti i Rusisë ka dënuar sulmet terroriste në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve  IRNA, Vladimir Putin të mërkurën në një mesazh dërguar homologut të tij iranian z. Hasan Ruhani, përveç se ka shprehur ngushëllime për martirizimin e disa qytetarëve iranianë në sulmet terroriste në Teheran, ka shkruar: Këto krime edhe njëherë dëshmojnë për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe unë dënojë fuqishëm këto sulme. Presidenti rus ka theksuar për gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar Teheranin në luftën kundër terrorizmit. Katër terroristë të armatosur të mërkurën në mëngjes të veshur si femra kanë hyrë në parlamentin iranian dhe janë përleshur me forcat që ruajnë ndërtesën dhe deputetët e parlamentit. Gjithashtu sot në mëngjes 4 persona të armatosur janë futur në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) duke kryer sulm terrorist me pasoja të rënda.

 

Tags