Kreu i Dumas ruse; Terroristët nuk mund ta trembin kombin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52712-kreu_i_dumas_ruse_terroristët_nuk_mund_ta_trembin_kombin_iranian
Kreu i Dumas ruse pasi dënoi sulmet terroristë në Teheran, tha se terroristët nuk mund të trembin kombin iranian dhe ata që kanë urdhëruar të tilla sulme me padyshim do të ndëshkohen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2017 09:51 Europe/Tirane
  • Kreu i Dumas ruse; Terroristët nuk mund ta trembin kombin iranian

Kreu i Dumas ruse pasi dënoi sulmet terroristë në Teheran, tha se terroristët nuk mund të trembin kombin iranian dhe ata që kanë urdhëruar të tilla sulme me padyshim do të ndëshkohen.

Valentina Metvinko, në një mesazh të saj dërguar z. Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit, shprehu bindjen se terroristët me të tilla veprime nuk kanë mundur të frikësojnë kombin iranian. Ajo shprehu keqardhjen për viktimat e këtyre dy sulmeve terroriste që lanë të vrarë 13 persona dhe plagosën mbi 40 të tjerë. Në mesazhin e dërguar prej kryetares së Dumas ruse thuhet: Me padyshim dënoj këtë krim çnjerëzor dhe jam e bindur se terroristët nuk kanë mundur të frikësojnë kombin iranian dhe se urdhëruesit e këtij akti do të ndëshkohen. Kryetarja e Dumas ruse vuri në dukje se sulmi u krye ndaj parlamentit vendit të deputetëve të popullit, vend që është simbol i pavarësisë dhe shtetit në Iran.